Autor i disa vjedhjeve, shqiptari i bën cirk policisë greke

Një shtetas shqiptar u arrestua nga policia greke mbrëmjen e djeshme pas një ndjekje spektakolare me makinë.

Ai ishte në kërkim nga autoritetet për grabitje të banesave në zonën e Zagrafou.

Gjatë një operacioni policor mbrëmjen e së martës nga forcat e policisë greke, arritën që ta identifikonin atë brenda një makine të bardhë.

Pasi iu afruan me kujdes, shqiptari ndezi makinën dhe tentoi të largohej me shpejtësi.

Vetëm disa metra më tutje ai u përplas me një pemë, ku e priste dhe një postbllok policie.

Shqiptari doli nga makina dhe tentoi të arratisej por nuk mundi t'i shmangej forcave të policisë të cilët e arrestuan.

Autoritetet shprehen se shqiptari kishte dhe bashkëpunëtorë të tjerë të cilët janë në kërkim.

EMISIONET