Një 31-vjeçar, autor i 15 rasteve të vjedhjes së ATM-ve të bankave, ka rënë në pranga e policisë së Tiranës. I ndaluar është Andi Rexhepi i dënuar më herët për vjedhje me dhunë. Policia thotë se ka dokumentuar 15 vjedhje prej tij në bankomate, karburante dhe pika këmbimi valutor. 

Policia e Tiranës ka vënë në pranga një 31-vjeçar, autor i 15 rasteve të vjedhjes së ATM-ve të bankave, karburanteve dhe Exchange.

I arrestuari Andi Rexhepi i njohur dhe me emrin Renato Paturi nga Fushë-Kruja, është një emër i njohur për uniformave blu, i dënuar më herët  për 'vjedhje me dhunë'.

Ndaj tij, sipas policisë ka prova të pakontestueshme që dokumentojnë 15 vjedhjet në Tiranë, Durrës dhe Berat.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim nga Komisariati i Policisë Kavajë, pasi Gjykata e e ka dënuar me burg si autor i dyshuar për disa vjedhje të filialeve të bankave në nivelit të dytë dhe bankomatëve.

Sipas policisë 31-vjeçari, rezulton se ky shtetas është autori kryesor i dyshuar për disa vjedhje me dhunë, armë e eksploziv në Qarkun e Tiranës, konkretisht në Kashar, Laprakë, Kamëz dhe Vorë.

Disa prej vjedhjeve të tjera të këtij shtetasi janë vjedhje në autostradën Tiranë-Durrës, bankomat në urën vajgurore, në Durrës, dhe në Shkozet.

Nga hetimet dhe provat e siguruara rezulton se ky shtetas është autori kryesor i dyshuar për disa vjedhje me dhunë, armë e eksploziv në Qarkun e Tiranës, konkretisht:

 -I vjedhjes me armë zjarri të një sasie vlere monetare në filialin e një banke të nivelit të dytë, ngjarje e ndodhur më datë 02.03.2018, rreth orës 03:50, në fshatin Kashar, Tiranë;

 -I tentativës për vjedhje me thyerje të filialit të një banke të nivelit të dytë, ngjarje e ndodhur më datë 27.12.2018, rreth orës 04:20, në rrugën “Dritan Hoxha”, lagjja Laprakë, Tiranë;

 -I tentativës për vjedhje me eksploziv të vlerave monetare në bankomatin (ATM) e filialit të një banke  të nivelit të dytë në Bulevardin Blu, Bashkia Kamzë, Tiranë;

-I vjedhjes me eksploziv të një shume parash në një bankomat të filialit të një banke të nivelit të dytë, ngjarje e ndodhur më datë 17.01.2019, rreth orës 04:30, në rrugën “Rinia”, Bashkia Vorë, Tiranë.

-I vjedhjes me eksploziv të një sasie vlerash monetare në një bankomat të një filiali të një banke të nivelit të dytë, ngjarje e ndodhur më datë 26.08.2019, rreth orës 03:22, në lagjjen nr. 5 të qytetit  të Kavajës.

-Gjithashtu, po nga puna hetimore u bë e mundur zbardhja edhe e një sërë ngjarjeve të tjera të ndodhura më parë në qarqet Tiranë, Durrës e Berat, si vjedhje me dhunë, armë e eksploziv të bizneseve, bankomatëve  dhe argjendarive, konkretisht:

 - Vjedhja e një shume parash në një pikë karburanti në autostradën Tiranë-Durrës, ndodhur më  05.11.2018;

-Vjedhja e një sasie parash në një ATM (bankomat) të një filiali të një banke të nivelit të dytë, ngjarje e ndodhur në Ura Vajgurore, Berat, më 04.01.2019;

- Tentativa për vjedhje të ATM (bankomat) të një filiali të një banke të nivelit të dytë në Shijak, Durrës, ngjarje e ndodhur më 27.12.2018;

-Vjedhja e një shume parash në një ATM (bankomat) të një filiali të një banke të nivelit të dytë në Shijak, Durrës, ndodhur më 14.02.2019;

- Vjedhja e një shume parash në një ATM (bankomat) të një filiali të një banke të nivelit të dytë, ndodhur më 09.06.2019, në lagjjen nr. 14, Durrës;

- Tentativa për vjedhje në një ATM (bankomat) të një banke të nivelit të dytë, ndodhur më 09.06.2019 në lagjen nr. 13, Durrës;

- Tentativa për vjedhje në një dyqan të këmbimit valutor Exchange, ndodhur në Durrës, më  31.07.2019;

-Vjedhja e së një sasi bizhuterish në një argjendari në një qendër tregtare, ndodhur më  01.01.2019;

-Tentativa për vjedhje të parave në një ATM (bankomat) të një filiali të një banke të nivelit të dytë, në Shkozet, Durrës, ndodhur më  17.01.2019;

Andi Rexhepi është një emër i njohur për Policinë, por dhe për mediat. Me nofkën Poturri, ka qenë i dënuar në Greqi, për grabitjen e shtëpive të këngëtarëve të famshëm si Nikos Vertis apo Toni Mavridis.

Po ashtu, sipas autoriteteve greke, Rexhepi është arratisur nga burgu i Tiryns në mars të 2016, në të cilin thuhej se ishte një nga më të tmerrshmit aty.

Ai është akuzuar se ka aksidentuar për vdekje një person në Shqipëri, por dhe për disa vepra të tjera penale në Greqi.

Po ashtu Rexhepi, sipas Policisë është një prej organizuesve të grabitjes së Postës së Krujës në nëntor të vitit të kaluar, ku u morën 13 mln lekë.

Ndërkohë, me herët në qershor 2017 në kryqëzimin e Borizanës, ai ka sajuar një atentat me dy të shtëna, por pas verifikimeve të policisë ka rezultuar se e gjithë ngjarja ka qenë një sajesë.

Vijon puna për kapjen edhe të bashkëpunëtorëve të tjerë të këtij shtetasi.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kavajë, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Vjedhja e bankave dhe arkave të kursimit” e kryer në bashkëpunim dhe “Mbajta pa leje a armëve dhe municioneve luftarake”.


/Ora News.tv/