Një fëmijë 12 vjeç ka humbur jetën dhe disa të tjerë janë plagosur ditën e sotme(2 dhjetor) si pasojë e një aksidenti ku një makinë humbi kontrollin duk e i përplasur.

Fëmijët po shkonin në shkollën Debden në qytetin Essex në Britani.

Shkaku i aksidentit mbetet ende i paqartë ndërsa policia ka bllokuar qarkullimin rrugor dhe po heton për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Sipas policisë së Essex, si pasojë e përplasjes mbetën të plagosur dhe 5 persona të tjerë të cilët janë jashtë rrezikut për jetën.

Dy djem të moshës 15 vjeçare, një 13 vjeçar, një vajzë 16 vjeçe dhe një grua 53 vjeçe.

/Ora News.tv/