Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Romë.

Një autobus i transportit publik ka dalë nga rruga duke u përplasur me një pemë.

Përplasja ka qenë e dhunshme e mbi 10 pasagjerë kanë mbetur të plagosur.

Policia Lokale dhe skuadra e zjarrfikësve ndodhet në vendngjarje për të zbardhur dinamikën e ngjarjes, ndërsa të plagosurit janë transportuar në spitalin Vila San Pietro.

Disa prej tyre janë në gjendje të rëndë.

Aksidenti ka ndodhur në rrugën Cassia rreth orës 9 të mëngjesit të sotëm.

/Ora News.tv/