Të paktën 35 persona janë vrarë dhe 4 të tjerë u plagosën në një aksident trafiku në Arabinë Saudite.

Sipas policisë në aksident u përfshi një autobus dhe një kamion.

Aksidenti ndodhi në rrugën e Hixhrijës, 170 km larg Madinës, afër fshatit Al-Akhal rreth orës 7 të mëngjesit, kur autobusi privat që mbante 39 pasagjerë u përplas me një tjetër mjet.

Të plagosurit u transferuan në Spitalin Al-Hamna.

Viktimat ishin me kombësi aziatike dhe arabe.

/Ora News.tv/