Autobusi përfshihet në flakë, 13 të vdekur

Autobusi përfshihet në flakë, 13 të vdekur

Trembëdhjetë persona humbën jetën kur një autobus pasagjerësh u përplas me një kamion dhe u përfshi në flakë. 

Ngjarja e rëndë ndodhi në provincën Baluçistan të Pakistanit, pranë qytetit Kan Mehtarzai.

Sipas autoriteteve, autobusi u përplas me një kamion të ngarkuar me naftë.

Si pasojë e zjarrit, pasagjerët u dogjën dhe shumë prej trupave janë vështirë të identifikueshëm.

Muhammad Hashim, zyrtar i policisë, tha se viktimat janë kryesisht gra dhe fëmijë.

Vetëm një pasagjer ka arritur të mbijetojë, duke u hedhur jashtë autobusit, menjëherë pas përplasjes, tha policia.

EMISIONET