Autobusi merr përpara 5 makina, 4 të vdekur dhe 20 të plagosur

Autobusi merr përpara 5 makina, 4 të vdekur dhe 20 të plagosur

Të paktën katër persona kanë vdekur dhe 20 të tjerë janë lënduar në një aksident tragjik që ka ndodhur këtë të premte në Kuopio të Finlandës

Agjencia e lajmeve Reuters raporton se një autobus u përplas me pesë makina dhe më pas  ka rënë poshtë një ure.

Sipas policisë, dyshohet se shkaku kryesor i aksidentit është humbja e kontrollit nga ana e shoferit të autobusit.

Tre  persona vdiqën në vend, ndërsa një tjetër rrugës për në spitalin Universitar të Kuopios, ku edhe u dërguan personat e plagosur.

EMISIONET