Austria rihap baret, restorantet dhe shkollat më 15 maj

Austria rihap baret, restorantet dhe shkollat më 15 maj

Kancelari austriak Sebastian Kurtz deklaroi se do të lehtësojë më tej kufizimet e vendosura  më 15 maj, duke lejuar që restorantet, kafenetë të rihapen dhe të zhvillohen ceremonitë fetare.

Vendi ndërmori masa të hershme, duke mbyllur restorante, bare, teatro, dyqane jo thelbësore dhe vende të tjera të mundshme të grumbullimit për të paktën një muaj. Kurtz gjithashtu kërkoi nga qytetarët që të qëndrojnë në shtëpi dhe të punojnë nga atje nëse është e mundur.

Austria është gjithashtu një nga vendet e para që heq masat kufizuese, teksa lejoi rihapjen e dyqaneve me sipërfaqe nën 400 m2.një javë më parë. Qendrat tregtare, dyqanet kryesore dhe parukieritë pritet të rihapen më 1 maj.

"Ne po veprojmë më shpejt se vendet e tjera drejt diçkaje që është si një normë e re," tha Kurtz në një konferencë për shtyp, duke shtuar se bizneset e gastronomisë, mund të rihapen në 15 maj dhe të qëndrojë i hapur deri në 23:00.

Ceremonia fetare mund të rifillojë në të njëjtën datë.

Kurtz tha se maska e fytyrës do të jetë pjesë e "normës së re". Maska e fytyrës tashmë është e detyrueshme në transportin publik.

Siç është njoftuar më parë, shkollat e mesme do të rihapen në fillim të majit për nxënësit në vitin e tyre të fundit. Kurz tha se shkollat do të rihapen për nxënësit në vitet e ulëta në një proces hap pas hapi të paspecifikuar që fillon më 15 maj.


EMISIONET