Austria apel politikës: 2019 vit zgjedhor në BE dhe Shqipëri, duhet të jeni një për integrimin

Austria apel politikës: 2019 vit zgjedhor në BE dhe Shqipëri,

Teksa shprehu mbështetjen e Austrisë për Shqipërinë në rrugën drejt BE-së, Ministrja Federale për Evropën e Austrisë, Karin Kneissl kërkoi nga shteti shqiptar të përmbushë kushtet e lëna nga Komisioni Europian.

Në një konferencë të përbashkët për mediat me Ministrin Bushati, Kneissl kujtoi që 2019 është vit zgjedhor në BE dhe Shqipëri andaj bëri thirrje që palët të jenë të bashkuara për çështje të rëdësishme kombëtare siç është integrimi.

Kneissl: Kriteret që janë shprehur nga KE duhet të mbahen gjallë, janë disa kushtet që ne duhet ti përmbushim të gjithë si shtete anëtare. Kur përmbushet një kriter, plotësohet ai, atëherë ndiqet hapi tjetër. Ju inkurajoj  që të vazhdoni në këtë rrugë dhe ju përgëzoj për punën e arritur në fushën e sundimit të ligjit, pavarësisë së gjyqësorit. Për çështjet e interesit kombëtar gjithë kombi duhet të jetë i bashkuar. Në 2019 do kemi zgjedhje në BE dhe këtu dhe nuk duhet harruar që ky interes kombëtar të jetë në fokus të punës.

Ministrja Karin Kneissl tha se Austria gjatë Presidencës së BE-së mbetet e angazhuar për të çuar përpara dosjen e Ballkanit Perëndimor.

Kneissl: Pozicioni ynë si Presidencë e BE-së, ka qenë ndër që të vazhdojmë të mbështesim plotësisht në përpjekjet e saj dhe do vazhdojmë po ashtu që jo vetëm të mbështesim Shqipërinë përgjatë 9 muajve të fundit. Në fund të fundit duhet të kemi vëmendjen e partnerëve të tjerë në këtë pjesë të botës. Gjeografia është një faktor i gjithmonshëm në histori. Kur je në anën tjetër të kontinentit europian nuk e ndjen veten kaq afër kësaj pjesë të botës thjesht për arsye gjeografike, historike apo demografie. 

Vjena është më afër Shqipërisë edhe për shkak të pranisë së madhe të diasporës shqiptare.Unë kam pasur shumë studentë shqiptarë. Gjthë kjo shton interesin dhe përkujdesin. Ne e kemi shumë të rëndësishme në axhendën tonë për të vazhduar në mënyrë të suksesshme atë që ka bërë Presidenca bullgare, për ta lëvizur edhe më përpara këtë dosje të Ballkanit Perëndimor, nocion i KE. Pasi për mua kjo pjesë është pjesë e Europës Juglindore.

EMISIONET