Gjykata në Austri ka anuluar vendimin e qeverisë të miratuar vitin e kaluar, për  mbylljen e 6 xhamive.

Gazeta austriake "Kurier", ka bërë të ditur se në vendimin e gjykatës thuhet se Departamenti i Shtetit për Çështje Fetare ka bërë një gabim procedural, duke mos i dhënë kohë të mjaftueshme Bashkësisë Fetare Arabe për të korrigjuar mangësitë dhe për këtë ky vendim është i paligjshëm.

Kryetari i Bashkësisë Islame të Austrisë (IGGO), Umit Vural tha se gjykata në këtë vend ka rol shumë të rëndësishëm në një kohë kur dominon populizmi. Sipas tij, në bazë të këtij vendimi dështoi plani i qeverisë për të mbyllur xhamitë dhe ata do të vazhdojnë të veprojnë brenda IGGO-së.

Kryeministri austriak Sebastian Kurz qershorin e kaluar deklaroi se vendi i tij, në kuadër të "luftës kundër islamit politik" do të sjellë vendim për të mbyllur 7 xhami dhe dëbimin e disa imamëve për shkak të financimit të tyre nga jashtë.

/Ora News.tv/