Australian Open 2019 nis në shenjën e Rafa Nadal dhe Roger Federer. Spanjolli kaloi pastër australianin Duckworth, duke e mposhtur 6-4; 6-3; 7-5 dhe gjithë takimin 3-0.

Ndërkohë, zviceriani Federer mposhti Istomin Uzbek në 3 sete (6-3;6-4;6-4). Surpriza e ditës së parë është padyshim humbja e Andy Murray, i cili u mposht nga Bautista Agut në atë që mund të ketë qenë loja e tij e fundit.

Në takimet tjera, Marin Cilic fitoi 6-2;6-4; dhe 7-6 përballë australianit Tomic dhe të gjithë takimin me shifrat e pastra 3-0.

/Ora News.tv/