Audiopergjimi i BILD: Shef Astriti i premton kafe votuesit për të votuar Ndraxhin dhe jo Gon Duken

Audiopergjimi i BILD:  Shef Astriti  i premton kafe votuesit për të

Gazeta gjermane BILD publikoi sot 6 audiopërgjime të bisedave të Astrit Avdylaj, kreu i grupit kriminal të Avdylajve në Shijak. 

Përgjimet tregojnë lidhjet direkte që Avdylaj mbante me kryetarin e Bashkisë së Durrësit Vangjush Dako, me kandidatin aktual të Partisë Socialiste për Bashkinë e Shijakut Elton Arbana. Gjithashtu tregojnë angazhimin e Avdylajt për të siguruar vota për Partinë Socialiste si dhe për të emëruar në listën e PS-së, si kandidat për deputet Ilir Ndraxhin. Në një nga përgjimet ai komunikon me vëllanë e kandidatit për deputet, si dhe me kryetarin e bashkisë së Shijakut, Ardian Kokomani.

Gjashtë audiopërgjimet janë pjesë e një dosje vëzhgimi të ligjshme mbi investigimin kriminal 339/1 2017,i zyrës së Prokurorisë së Antimafias sa i takon aktivitetetit kriminal ndërkombëtar të drogës të njohur si klani kriminal i Avdylajt në qytetin e Shijakut në Durrës.

Ne nje audiopergjim Avdylaj flet me një votues të cilit i kërkon të votojë kandidatin e PS-se, Ndraxhi dhe jo Gon Duken dhe për këtë i premton dhe një kafe. 

Audiopergjimi

Në nje audiopërgjimin  Astrit Avdylaj flet me një votues të cilit i kërkon të votojë për Ilir Ndraxhi dhe jo Agron Dukën.     

Astrit Avdyli: Vëllai si ja çove?

Votuesi: A je mirë?

Astrit Avdyli: Si je?

Votuesi: Mirë vëlla.

 Astrit Avdyli: Epo mirë. Më njef mua? Po kur thua do ta jap votën, nuk e njef as telefoni.

Votuesi: Oooo shef Astriti…

Astrit Avdyli: Ça bëhet, si je?

Votuesi: A je mirë lale? Je njish për zotin.

Astrit Avdyli: Rrofsh edhe ti. Të kam marrë për votën, e din vetë me një fjalë.

Votuesi: Ma the një dite tek shpija.

Astrit Avdyli: Që ta kesh të qartë, se mos thuash ndonjërit o Gon Duka. Ne jena për PS-në, për Ilir Ndraxhin.

Votuesi: Unë po të them, e marr për çdo gjë

 Astrit Avdyli: Rrofsh faleminderit, kur do e pimë një kafe?

Votuesi: Kur të duash o burrë. Ej dëgjo tashti. Nuk njifem vetëm me ty (nga familja Avdylaj në Shijak). Njifem edhe me Niçen, Çimin. Unë me ju kam qenë përherë.

Astrit Avdyli: Faleminderit shumë.

Votuesi: Nuk bëhet fjalë njëherë.

Astrit Avdyli: Desha me fol edhe një çik me vëllain tat, me Jarin.

Votuesi: Me Jarin?

Astrit Avdyli: Po.

Votuesi: E mirë, i them unë

Astrit Avdyli: Desha me fol edhe një çik me Jarin, por edhe do folim, e kupton vet ti me një fjalë, se kafja është…(duke ju referuar pagesës për votat)

Astrit Avdylaj: Rrofsh shumë faleminderit. Kur ke kohë që ta pijshim një klafe?

Votuesi: Kur të duash ti

Astrit Avdyli: Unë në shpi jam, nëse do.

Votuesi: Mirë vëllai, mbase vij një ditë kshu…

Ketu te gjitha pergjimet


Ketu video

EMISIONET