Audiopërgjimi, Biba: Keqardhje për Biankun, s'ma tha në sy 'qasjen e papershtatshme"

Një ditë pasi Gjykata e Strasburgut konfirmoi 'qasjen e papërshtatshme" të takimit mes Denar Bibës dhe gjyqtarit të Shqipërisë në Strasburg,  Ledi Bianku, nënkryetari i KQZ-së doli sërish në një prononcim për median këtë herë për të shprehur keqardhjen ndaj Biankut, që ai e quante mik të ngushtë.

 Biba e etiketon bisedën e vitit 2014 në një ambient publik në Strasburg si "normale dhe mes miqsh" dhe shprehet i keqardhur që Bianku sia tha në sy qasjen e papërshtatshme

Denar Biba: "I kam kërkuar të na asistonte me dijenitë e tij në lidhje me një kërkesë të shtetit shqiptar për të mundësuar shtyrjen e afatit për ekzekutimin e një detyrimi i cili në atë moment në periudhën shkurt-mars 2014 kur qeveria shqiptare sapo ishte krijuar mund të falimentonte ose do të vinte në pozitë shumë të vështirë financat e shtetit shqiptar. 

Gjithçka ishte një bisedë normale mes dy njerëzish, mes dy miqsh që për fat të keq gjyqtari Bianku e ka referuar si qasje të papërshtatshme.  

Më vjen keq, më vjen jashtëzakonisht shumë keq që Bianku nuk e ndau me mua në atë moment, sy për sy, në atë moment qasjen e tij. Aty për aty ta ndërpriste bisedën dhe të ma komunikonte që mënyra si po i drejtohesha ishte e papëlqyer prej tij.

Kjo nuk ndodhi kurrë, nuk ka ndodhur as në këto momente që ne po flasim dhe besoj se nuk do të ndodhi ndonjëherë përsa kohë që askush nuk ka guximin ta nxjerrë audion e plotë, nga e cila do të rezultojë ndër të tjera edhe fakti që zoti Bianku nuk e ndërpret asnjëherë bisedën dhe nuk shfaq shqetësim për bisedën si po shkon ajo dhe për çfarë jemi duke diskutuar. Dyshoj fort që ai që e ka bërë ia ka dorëzuar gjykatës. Dyshoj fort që gjykata ta ketë audiopërgjimin."

  


Po me behet shantazh mua

Nënkryetari i KQZ-së thotë se me përgjimin - të cilin e quajti "të parëndesishëm për gjykatën e Strasburgut" po i bëhet shantazh ndaj punës së tij në prag të nisjes së periudhës zgjedhore. 

Denar Biba: Mesa duket e gjitha u përdor, jo vetëm biseda, por edhe njerëz të caktuar u përdorën për teatrin politik të brendshëm shqiptar, i cili në mënyrë të vazhdueshme, megjithëse ka mundësinë të sqarojë që në atë periudhë unë kam qenë aty në statusin e drejtuesit të një agjencie qeveritare, kryetari i Komisionit të Prokurimit Publik vazhdon të thotë që unë kam qenë atje si nënkryetar i KQZ, gjë që do të ishte shkak absolut për largimin tim nga kjo detyrë. 

 Unë nuk kam qenë në asnjë rrethanë në pozitën e nënkryetarit të KQZ, por si drejtues i një agjencie qeveritare për interesa të shtetit shqiptar. Në këtë pikë, nuk më mbetet vecse të besoj që kjo histori po shndërrohet në një shantazh dhe presion në lidhje me punën time në KQZ dhe  ndaj KQZ në prag të nisjes së periudhës zgjedhore.  

Leter Strasburgut

Biba lajmëroi se do t'i drejtohet presidentit të Gjykatës së Strasburgut, Giani Raimondi për ti shpjeguar versionin e tij të ngjarjes.

Denar Biba: "Do i shpreh shqetësimin tim për manipulimin e kësaj situate. Do i shpreh shqetësimin tim që individë që punojnë në atë gjykatë, apo - duke qenë se nuk jam në dijeni kush e ka bërë atë përgjim- apo struktura të gjykatës kanë përgjuar pa asnjë lloj mandati, paralajmërimi një bisedë mes një gjyqtari të gjykatës dhe një punonjësi të lartë të një shteti anëtar të Këshillit të Europës. Kjo është e papranueshme të ndodhë. Nuk i kam kërkuar votën sepse Bianku nuk kishte gjë në dorë.  

Një audiopërgjim i pjesshëm i bisedës ku dëgjohet vetëm Biba u publikua të martën nga Exit.al, ku ky i fundit dëgjohet t’i përcjellë gjyqtarit Bianku një mesazh nga sekretari i Përgjithshëm i Kryeministrisë, Ëngjëll Agaçi që “t’u gjendet në këtë histori [shtyrjen e çështjeve]”. Në audiopërgjim, Biba dëgjohet gjithashtu të thotë: “A të ndalon më ky tren në stacion? Të ngelesh pa punë dhe ç’të vajti sakrifica! Njeriu bën kompromise në jetë”.



EMISIONET