Audiopërgjimi "Babalja", Alizoti: Stilolapsat përgjues janë fshehur qëllimisht

Audiopërgjimi "Babalja", Alizoti: Stilolapsat përgjues

Alfred Alizoti, personi i vetëm që është pas hekurave për audiopërgjimin "Babalja"  deklaroi në Gjykatë se dy stilolapsat me kamera të fshehura, me të cilat është kryer regjistrimi nuk janë dorëzuar qëllimisht prokurorisë. Sipas tij, nëse do të dorëzoheshin do të dilte fare qartë se personi që ka imituar zërin e Agron Xhafajt, ishte i tij, por kjo sipas Alizotit nuk i intereson PD.

Ai akuzoi sërish ish-deputetin Ervin Salianji se ka detyruar Albert Veliun të dilte për të dhënë intervistë nga PD duke akuzuar vëllain e ish-ministrit.

Ndërkohë ish-deputeti Salianji megjithëse nuk ishte i prtanishëm në seancë ka akuzuar të pandehurin Alizoti si person me precedent të mëparshëm dhe të pabesueshëm për drejtësinë, pasi është dënuar të paktën 4 herë.

Salianji: Alfred Alizoti, siç po e shihni ka të paktën 4 dënime për vjedhje me dhunë, për pengmarrje, etj.

Por, këto prova u paraqiten në seancë edhe nga avokati i ish-deputetit dhe u pranuan nga vetë i pandehuri, i cili tha se kishte edhe një dënim tjetër në Spanjë.

Seanca u shty në pritje të përgjigjes së ministrisë së Drejtësisë, për statusin aktual të Albert Veliut, i cili mësohet se është arrestuar në Belgjikë dhe është në pritje të ekstradimit për refuzimit të kërkesës për azil.

EMISIONET