KUJDES PAMJE TE RENDA: Një plumb në kokë, momenti kur Hekuran Billa nxirret nga makina i vdekur
KUJDES/ Lajmi është shoqëruar me foto dhe video nga momenti kur ekspertët nxjerrin trupin e pajetë nga makina. Videoja dhe fotot mund të kenë imazhe që konsiderohen sensitive
Detaje të reja nga atentati ndaj Hekuran Billës që tronditi mbrëmjen e 11 qershorit 2020 në “Komunën e Parisit”
Hekuran Billa është goditur me 11 plumba dy prej të cilëve një në trup dhe një në kokë i kanë shkaktuar vdekjen e menjëhershme.
Viktima është nxjerrë nga makina pë tu vendosur në ambulancë për tu dërguar më pas në morg për tiu nënshtruar ekspertizës mjekoligjore, ndërsa hetuesit kanë vijura mbledhjen e provave.
Për më shumë se dy orë Ora News ka përcjellë në kohë reale në transmetim live detajet nga ky krim i rëndë që ndodhi në një zonë të njohur në Tiranë.
Viktima pikasi autoret - Dëshmitarët fillimisht menduan se ishte aksident. Ata i treguan policisë se makina e Hekuran Billës ishte përplasur me automjetet e parkuara në anën e rrugës por nuk kishin dëgjuar krisma. Hetuesit dyshojnë se viktima humbi drejtimin e kreu lëvizje të çrregullt pasi 40 vjeçari ka pikasur autorët dhe ka tentuar të largohej, por është qëlluar me dhjetra plumba dhe humbi jetën teksa ishte në timon, nga plagët e marra në kokë dhe në trup.

(Foto: LSA)
Kush është viktima? 40 vjeçari i njohur dhe me emrin Herland Bilali në fillim të vitit 2020 kishte hapur një aktivitet biznesi për dhënien e makinave me qera me qendër tek "Qytetin Studenti"
Një vit më parë u lirua nga burgu i Krujës në rrethana të paqarta pas një dënimi me burgim të përjetshëm, për vrasjen e Prel Markut në një klub në Londër më 14 tetor 2006.
Nga plumbat e shkrehur nga Billa dhe dy bashkëpunëtorë të tij u plagos dhe pronari i klubit Musa Prahmani.
Pas vrasjes Billa u largua në Danimarkë, ndërsa drejtësia angleze e kishte dënuar me burg për jetë pa të drejtë lirimi pa kryer të paktën 34 vite burg.

I dënuari ka arritur të hyjë ilegalisht në Shqipëri ku është arrestuar. Dosja angleze u transferua në Tiranë dhe Gjykata e Apelit njohu vendimin dhe e dënoi me 25 vite burg për vrasje në vitin 2016.
Vuajtja e dënimit nisi që nga data e arrestimit 15 nentor 2015 dhe mesaduket duke llogaritur dhe kohen e paraburgimit 40 vjecari ka dale nga burgu i Krujes nje vit me parë.
Pista kryesore e vrasjes është ajo e hakmarrjes ose e konflikteve në lidhje me aktivitetet e viktimës

(Foto: LSA)
Te gjitha lajmet mbi vrasjen e Hekuran Billes
