Atentati në Tiranë: Ndaj ish-policit u qëllua me dy kallashnikovë, të reja për makinën e autorëve

Atentati në Tiranë: Ndaj ish-policit u qëllua me dy

Vrasja e ish-efektivit Santiago Malko, mbrëmjen e 27 gushtit 2019, mbetet ende e mbuluar me shumë enigma, edhe pse grupi hetimor vijon punën për gjetjen e provave që mund të çojnë drejt autorëve.

Ndaj 26 vjeçarit dyshohet se është qëllur nga dy armë kallashnikov që janë gjetur në makinën e djegur në kodrat e fshatit Ferraj po atë natë.

Ndërkohë në pritje të ekspertizës balistike, RTV Ora zbulon se makina e djegur rezulton se ishte denoncuar e vjedhur por dhe targat e përdorura.

Sipas të dhënave makina nga Kruja me targa e makinës AA 434 LX rezulton se është denoncuar si e vjedhur në Lezhë në muajin mars të këtij viti.

Pjesë e dosjes është dhe verifikimi i telefonit personal të viktimës, thirrjet dhe bisedat, për të parë nëse ka material që mund të çojnë drejt autorëve.

Në pyetje janë marrë edhe familjarët. Pistat hetimore lidhen me të shkuarën problematike të viktimës.

Santiago Malko u ekzekutua sapo ka dalë nga lavazhi i makinës në rrugën "Xhanfize Keko" në Tiranë. 

Nga të shtënat viktima ka humbur kontrollin dhe makina u përplas me murin e kompanisë "Aleat" që ndodhej përballë lavazhit në anën tjetër të rrugës.

EMISIONET