Ndalesa e radhës për kryetarin e PD, Lulzim Basha ka qenë qyteti i Shkodrës. Në një takim me të rinjtë e qytetit verior ai tha se Shkodra nuk meriton kryebashkiakë që gënjejnë qytetarët e saj.

Basha: Nga gjithë të rinjtë e të rejat e Shkodrës, nga të gjithë profesionistët e Shkodrës që mund ti kishte vënë gishtin dikujt PS për ta sjellë kandidat për kryetar bashkie shkuan dhe i vunë gishtin dikujt që shkelte ligjin e dekriminalizimit. Gënjyen si derri, vetë nga PS thonë që ky është me rekorde kriminale sepse dhe ata ndihën të poshtëruar dhe turpëruar. E njëjta gjë me Kajmakun e Vorës dhe Babanin e Vaut të Dejës. 

Gjatë bashkëbisedimit me të rinjtë Basha komentoi edhe njëherë atentatin ndaj Prokurorit Arjan Ndoj, ku tha se qeveria duhet ti verë prokurorët e korruptuar para drejtësisë dhe jo para kallashit.

Basha: U godit një prokuror që edhe ne e kemi denoncuar për lidhje me krimin. Opozita këtë ka për detyrë. Në vend që të vihej para drejtësisë, u kërcënua kur preku interesat e bandës në pushtet. Kadastrën e Durrësit, ku lidhen interesat e Gjushit të Ramës së bandës së Shijakut, kur preku ato interesa i treguan kallashin.

Largimin e të rinjve Basha e quajti eksod, teksa premtoi se PD do të rikthejë sërish shpresën.

/Ora News.tv/