Shkatërrimi i Teatrit Kombëtar në Shqipëri ka indinjuar jo vetëm artistët vendas por edhe të huaj të cilën revoltën e tyre e kanë shprehur përmes artit.

Ky është rasti i Marco Zappas, këngëtar i njohur nga Zvicra që këndon në gjuhën italiane, i cili i ka kushtuar një këngë shembjes së Teatrit Kombëtar në Tiranë.

“Atë natë të shtune, përse?”– titullohet kënga që trajton shkatërrimin e Teatrit Kombëtar, një pasuri kulturore kombëtare.

Në tekstin e këngës, ndër të tjera, thuhet se “u shkatërrua në mënyrë të pabesë historia”.

/Ora News.tv/