Atalanta suprizon Romën, e mund me 10 lojtarë

Atalanta suprizon Romën, e mund me 10 lojtarë

Atalanta ka arritur një fitore të rëndësishme 2 me 1 në fushën e Romës.

Bergamaskët befasuan që në start kryeqytetasit, duke shënuar dy herë  brënda 5 minutave.

Në minutën e 14 sulmuesi i bluzijve Andreas Cornelius zhbllokoi rezultatin, ndërsa dhe dyfishimi erdhi të 19-n nga Marten de Roon, me këtë të fundit që mendoi të jepte dhe pak "spektakël". Pas golit të shënuar mesfushori hollandez u ndëshkua me karton të verdhë në minutën e 28-të ndërsa në minutat shtesë të pjesës së parë, plotësoi mbrëmjen e tij, ku i pa të dyja anët e medaljes.

Me këto kushte, në 45 minutëshin e dytë pritej një Romë më sulmuese. Ishte i përhershmi Dzeko që ngushtoi rezultatin, pas një topi të marrë nga kolegu i tij në sulm, Stephan El Sharaëy.

Me këtë rezultat Atalanta vazhdon ecurinë pozitive, dhe ngjitet në vendin e 7-të me 30 pikë, ndërsa verdhekuqtë humbin terren nga rivalët, duke zbritur në vendin e 5-të, -1 nga Lacio e vendit të katërt.

EMISIONET