Asteroidi 2012 DA 14 pritet t'i afrohet Tokës sot më shumë se kurrë në historinë e vrojtimit të hapësirës nga njeriu. Prej një viti astronomët janë duke vrojtuar asteroidin 2012 DA14. Gjatë kësaj periudhe ai ka qenë rreth katër milionë kilometra larg Tokës, por për   sot  ekspertët parashikojnë, që ky trup qiellor do t'i frohet Tokës gati 28.000 kilometra - më afër se një satelit dhe më afër se çdo trup tjetër qiellor më parë. Megjithatë ekspertët e Agjencisë së Astronautikës në SHBA, NASA, japin lajmin qetësues, se përjashtohet mundësia që asteroidi të përplaset me Tokën. Është gjithashtu pothuajse e përjashtuar, që asteroidi në fluturim të kryqezohet me orbitën e satelitëve. Të apasionuarit e astronomisë mund ta shohin përmes një dylbie asteroidin  2012 DA14, që do të kalojë mes konstelcionit të yjeve Vigjëresha dhe Floku i Berenikës. Vëzhguesit shpresojnë, që me afrimin e asteroidit mund të mësojnë më shumë kryesisht mbi trupat e ngjashëm me të, sepse nëse asteroidi përbëhet nga material poroz, ai mund të shpërbëhet tërësisht në atmosferën e Tokës. Në fillim të vitit Toka e përballoi takimin me një asteroid me emrin Apophis. Të dy trupat qiellorë bëjnë të qartë, se Toka vazhdimisht kërcënohet nga rreziku i bombardimit kozmik. Ndaj agjencitë NASA dhe Organizata Evropiane e Hapësirës, ESA bashkëpunonë për zgjerimin e sistemit të vrojtimit, për t'i dalluar trupat e rrezikshëm në hapësirë dhe për të ndërmarrë masa mbrojtëse. Një asteroit në përmasat e atij 2012 DA14, sipas statistikave, i afrohet Tokës çdo 40 vjet dhe e takon atë një herë në çdo 12000 vjet. Ardhjen e herëpashershme të vizitorëve nga thellësia e sistemit diellor në drejtim të Tokës do ta tregojë edhe kometa Panstarrs në muajin mars. Sistemi automatik i teleskopëve Panstarrs në Havai zbuloi në mars 2011 një masë të ngurtë. Më 10 mars 2013 ai do të arrijë në distancën më të afërt me Diellin dhe do t'i afrohet Tokës sonë më afër se Mërkuri, planetit më të afërt nga të tetë planetët. Pas kalimit diellor, Panstarrs do të pozicionohet midis yjeve Peshku dhe Andromeda dhe vëzhguesit do ta shohin atë në hemisferën veriore.

/Ora News.tv/