Asnjë gjurmë bashkie pranë familjeve të dëmtuara nga tërmeti në Kombinat

Asnjë gjurmë bashkie pranë familjeve të dëmtuara nga

Në zonën e Kombinatit prej ditësh banorët kërkojnë ndihmën e bashkisë për të vlerësuar dëmet e shkaktuara nga tërmeti i 26 nëntorit. Por asnjë gjurmë nga bashkia nuk ka.

Banorët thonë se po rrezikojnë jetën.

“Këto kanë qenë të pabanueshme dhe nga tërmeti kanë pësuar dëmtime të mëdha” thote nje banor.

Nga autoritetet kërkojnë grupe inxhinierësh nëse godina është e banueshme.

Një familje i kalon ditët në çadër.

"Jemi të detyruar të rrimë aty. Më mirë në cadër se një tullë kokës. Ku është bashkia?" thote nje banor tjetër.

Pallatet e dëmtuara në kombinat janë ndërtuar në vitet ’70 dhe sot janë strehuar më shumë se 50 familje.

EMISIONET