Askush nuk e priste, Xhani Demika tregon sa paguhet si menaxher i VIP-ave

Askush nuk e priste, Xhani Demika tregon sa paguhet si menaxher i VIP-ave

Menaxheri më i famshëm i VIP-ave, Xhani Demika ka qenë pjesë e emisionit “Glamour Zone” në RTV Ora, ku na ka rrëfyer shumë të pathëna dhe të reja për jetën e tij personale dhe profesionale.

E pyetur nga moderatorja Ester Bylyku sa paguhet si menaxher VIP-ash, ai sqaron se nuk ka një rrogë bazë, por thjesht merr dhurata simbolike nga ata.

Unë nuk i kam pagesat fikse, ajo e imja quhet dhuratë. Nëse ti je artiste dhe unë të menaxhoj ty, ti për respekt je e detyruar të më japësh një dhuratë simbolike. Kur koncertet kanë qenë më të shpeshta normale që dhurata ka qenë më e madhe, por ka dhe nga ato që kanë qenë të vogla, ndoshta dhe fare. Një shifër konkrete fiks fiks nuk ështe se kam, por dhurta më e mirë që ka qenë 500 euro. Unë mbase jam i vetmi person budalla që nuk i bie asnjëherë me top, jam gjithmonë korekt me këto gjëra. Nuk mendoj të bëj gjera ekstreme. Unë punoj në një club në Tiranë, jam drejtor artisitik dhe atje paguhem me siguracione dhe me rrogë bazë që mbaj veten time", shprehet Xhani.

EMISIONET