Rruga e “Elbasanit” tashmë ka kaluar në një standard të ri. Me  përfundimin e rrjetit të ri të kanalizimeve, është bërë edhe asfaltimi i  gjithë rrugës. Përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, kreu i  Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj thotë se punonjësit e Mirëmbajtjes së  Rrugëve kanë punuar edhe gjatë orëve të natës për të realizuar në kohë  projektin.

“E qanë çunat brenda natës “Rrugën e Elbasanit”.  Pas  mega-kolektorit nëntokësor që zgjidhi një herë shkarkimet nga Sauku  deri në Lanë, tani dhe një rrugë fringo e re. Ecim para! ”, shkruan kryebashkiaku Veliaj, teksa publikon edhe disa foto nga realizimi i punimeve në terren.

Kjo rrugë tashmë do të ketë një  cilësi më lartë për përdoruesit e saj, që i shtohet investimit të  rëndësishëm në rrjetin e kanalizimeve, i cili u realizua me materiale  bashkëkohore, çka sipas tyre rrit cilësinë e furnizimit me ujë dhe  eliminon humbjet në rrjet.

/Ora News.tv/