Asani "zbulon" pengun: Titulli ende në dyshim

Asani "zbulon" pengun: Titulli ende në dyshim

Golashënuesi më i mirë i Partizanit, Jasir Asani u shfaq në krah të teknikut, Skënder Gega në konferencën për shtyp në prag të ndeshjes me Kastriotin. Në fjalën e tij, Asani foli për objektivat, pengun e këtij sezoni, si dhe të ardhmen tek të kuqtë.

Sa e vështirë është ndeshja me Kastriotin?

"Normal është ndeshje e vështirë për ne. Jo vetëm nesër, por edhe 7 javët në vijim. Do të japim maksimumin. Është fushë e keqe por jemi përgatitur për atë fushë."

Diferencë e madhe me Kukësin…

"Nëse fitojmë do të jetë mirë për ne. Besoj se gjërat do të shkojnë siç duhet."

E keni peng Kupën?

"Normal sepse e kishim objektiv edhe Kupën edhe kampionatin. Edhe ne jemi lojtarë që do të kemi ditë të zeza. Tani jemi fokusuar vetëm për kampionatin."

Po e mendoni të ardhmen?

"Tani për tani mendoj vetëm për Partizanin."

Sa përqind ndiheni kampion?

"Kemi edhe 7 ndeshje të tjera, të shohim."

Jeni shënuesi më i mirë i Partzanit…

"Nuk është vetëm merita ime, por të gjithë që më kanë dhënë përkrahjen."

Kampion me Vardarin, është ky sezoni më i mirë i juaji?

"Besoj se po sepse kemi ekipin më të mirë. Momenti është i duhur tani."-përfundoi mesfushori maqedonas.



EMISIONET