Është zhvilluar sot në Hotel Tirana konferenca për decentralizimin fiskal, organizuar nga USAID. Në fjalën e tij, ambasadori i SHBA-së në Tiranë Aleksandër Arvizu e ka cilësuar si shumë të rëndësishëm decentralizimin fiskal në Shqipëri. “Avancimi i reformës fiskale është i rëndësishëm pasi dë të sigurojë që qeveritë vendore do të kenë burimet e tyre të nevojshme për të përmbushur kërkesat e qytetarëve të tyre” tha Ambasadori. Ai ka theksuar më tej se progresi i decentralizimit fiskal do të kërkojë të zhvillohet një dialog mes përfaqësuesit të qeverisë qëndrore dhe vendore në mënyrë që të rritet besimi reciprok. Ndërsa i është referuar sërish nismës “Vepro tani”, ambasadori i SHBA-së i bëri thirrje qytetarëve të bëjnë të mundur që zëri i tyre të dëgjohet dhe të bëhen pjesë e vendimarrjeve. Ndërsa kryeministri Berisha ka theksuar se konsolidimi I procesit të decentralizimit është një domosdoshmëri madhore në mënryë që shqiptarët të kenë një qeverisje më të mire, shërbime më të mira dhe taksat e tyre të përdoren në mënyrën më eficente. "Janë bërë hapa serioze në këtë drejtim dhe shpreh një vlerësim për qeverinë vendore sepse kanë qënë juajal dhe eficentë në një partenerit të shkëlqyer me qeverinë qëndore. Ju keni faktuar se jeni investitor të shkëlqyer eficent dhe bashkëpunimi me ju është kusht për qeverinë qëndrore për realizimin e objektivave të saj” tha Berisha. vijon..

/Ora News.tv/