Këngëtari R Kelly, i cili po përballet me akuza për abuzim seksual i është lutur publikisht mediave që të mos merren me të.

"Kam një event sonte në Springfield Illinois, kështu që dua që mediat të qetësohen. Kështu paguhem unë për momentin", tha 52-vjeçari në videon që publikoi të shtunën në Instagram.

R Kelly shtoi se do takohet me të gjithë në klub për të shijuar një natë të bukur me pije dhe me muzikë. Nuk është ende e qartë se cfarë eventi ka planifikuar të mbajë Kelly në Springfield, por dyshohet se është koncert.


A post shared by R Kelly (@rkelly) on

/Ora News.tv/