Artisti Edi Rama i dhuron kancelares Merkel librin e tij me piktura
Nga OraNews Përditësimi i fundit 13 Shtator 2019, 12:26
Kryeministri Edi Rama i ka dhuruar kancelares Angela Merkel librin e tij të fundit me piktura. Në Instagram, kancelarja ka postuar një foto të kryeministrit, teksa ky i fundit i shpjegon pikturat.
"Kancelarja Merkel pret Kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama. Politikani është gjithashtu një artis dhe i dhuroi kancelares librin e tij të fundit", shkruhet në faqen e kancelares.
Kryeministri Edi Rama u takua me kancelaren Merkel për t'i kërkuar Bundestagut gjerman "PO-në" për hapjen e negociatave në muajin tetor.