Artistët protestë për Teatrin, u bashkëngjitet edhe aktorja Roza Anagnosti

Artistët protestë për Teatrin, u bashkëngjitet edhe aktorja

Me një banderolë të madhe, dhjetëra artistë kanë nisur protestën e paralajmëruar pranë Teatrit Kombëtar. 

"Eja në Teatër' dhe "Mbro Teatrin", ishin disa nga banderolat e mëdha në hyrje të dy godinave. 

Një nga momentet më emocionuese ka qenë ngjitja në skenë e Roza Anagnostit, një nga aktoret e vjetra që kanë themeluar Teatrit Popullor në komunizëm, i quajtur tani Teatri Kombëtar. 

Ajo shoqërohej me studentët e saj, aktorë të ardhshëm. Artistët u bëjnë thirrje qytetarëve që të mos kenë frikë dhe të vijnë të mbrojnë teatrin. Artistët thonë se nuk do të lejojnë ngritjen e kullave atje. Protesta nisi në orën 19:00.

EMISIONET