Artan Mërgjyshi zyrtarisht trajner i Laçit

Artan Mërgjyshi zyrtarisht trajner i Laçit

Artan Mërgjyshi është zyrtarisht trajner i Laçit. Pas largimit të Besnik Prengës, biseda ndërmjet presidentit Pashk Laska dhe trajnerit me eksperiencë u mbyll me një shtrëngim duarsh.

Një marrëveshje e arritur pa shumë vështirësi, me Mërgjyshin që ishte gati për një sfidë të rëndësishme dhe një projekt ambicioz.

Hera e fundit që kishte drejtuar një skuadër ishte në sezonin 2016-2017. Ai drejtoi për disa muaj Korabin, ku më pas u largua për shkak të problemeve financiare të klubit dibran, që u ngjit me synime të mëdha në Kategorinë Superiore, por doli shumë shpejt nga gara për mbijetesë.

Detyra e trajnerit të ri është të vazhdojë punën për rritjen e talentëve te kurbinasit, por edhe për të luftuar për një vend në kupat e Europës. 

EMISIONET