Artan Lame: Mendova se Fevziu do më binte kur mori shkopin

Artan Lame: Mendova se Fevziu do më binte kur mori shkopin

Drejtor i Agjencisë Shtetërore të Kadastrës, Artan Lame ka qenë i ftuar ne emisionin “Mos i fol Shoferit “, te Rudina Dembacaj ne RTV Ora, ku tregoi si e përjetoi debatin në studion e Blendi Fevziut.

“Jam shumë nevrik por zakonisht kur janë kamerat përmbahem për të qënë politikisht korrekt" u shpreh ai. Gjatë bisedës Rudina Dembacaj e ka pyetur si e përballoi debatin në studio kur Fevziu bërtiste” Pusho o Lame, Pusho!”

"Unë tashmë ushtroj, ushtrime nervash për të kalitur veten, pastaj ai që unë kisha përballë ndjestë pastë Sokoli ishte kundërshtarë i dobët se bëhej fjalë për rrugët në 2013. Kur Fevziu merr shkopin thashë erdhi të më bjerë e po shikoja objektet që kisha rreth për t’ia hedhur kokës , për t’ju kundërpërgjigjur . Po ishte një skenë e bukur .”

 Të gjithë e mbajmë mend atë që ndodhi por siç duket zoti Lame e rikujton si një situatë të bukur ku e ka kaluar me sukses.

EMISIONET