Arta Vorpsi i shmanget Presidentit, betohet tek noterja

Dekreti i presidentit, Ilir Meta, për Marsida Xhaferllarin si anëtare të Gjykatës Kushtetuese do të diskutohet ditën e premte në seancën plenare të jashtëzakonshme që socialistët kanë thirrur. Më herët, në Konferencën e Kryetarëve, u miratua dhe projekt-rezoluta që do të diskutohet, që ka në qendër kërkesën ndaj Gjykatës Kushtetuese dhe organeve të tjera  për të mos zbatuar dekretin e Presidentit, pasi sipas socialistëve, është në shkelje të Kushtetutës.

Debatin për institucionin se ku duhet të betohej si anëtare e Gjykatës Kushtetuese Arta Vorspi e ka zgjidhur përmes betimit tek Noteri. Tre ditë pasi kryetari i kuvendit Gramoz Ruçi deklaroi se e para e renditura në listën e KED është automatikisht e zgjedhur, Vorpsi i ka nisur dokumentin e noterizuar, Presidentit, Kuvendit dhe KED.

Aty shkruhet “Betohem se gjatë detyrave të mija do t’i qëndroj kurdoherë besnik Kushtetutës” 

Por për të njëjtën vakancë Presidenti ka dekretuar emrin e Marsida Xhaferllarit.

Reagimi i Presidentit
Për rrugën e zgjedhur nga Vorpsi, kreu i shtetit Ilir Meta shprehet i pashqetësuar. Me anë të një postimi në facebook zëdhënësi i presidentit komenton:

'Presidenti i Republikës Sh.T.Z Ilir Meta nuk ndalon askënd të betohet as tek noterja, as tek parukierja. Presidenti Meta është betuar me dorë mbi Kushtetutë dhe për të Shqipëria dhe shqiptarët janë të parët." 

Heshtja e Marsida Xhaferllarit

E zgjedhura e Ilir Metes, Marsida Xhaferllari në një reagim për ORA TV preferon të mos e komentojë veprimin e kolegës së saj pasi është ne një pozicion që kërkon distancë të plotë nga debatet politike, duke jureferuar dekretit të Presidentit.

Por PS nuk e ka lënë me kaq, pasi të premten në orën 10:00 do të mbledhë Parlamentin në një seancë të jashtëzakonshme për të diskutuar mbi dekretin e Metës për Xhaferllarin. Burime për ORA TV thanë se PS pritet të dalë me një rezolutë, si në rastin për shkarkimit të Kreut të Shtetit.  

Vetë Vorpsi nuk pranon të komentojë situatën, edhe pse këtë të enjte ka qenë në gjykatën kushtetuese

Betimi

Ndërkohë sipas Nenit 129, Gjyqtari i Gjykatës Kushtetuese fillon detyrën pasi bën betimin para Presidentit të Republikës.

Presidenti Meta deklaroi mbrëmë se botimi në Fletoren zyrtare sipas tij nuk ka vlerë. “Çdo botim kontrabandë në Fletoren zyrtare padyshim që nuk sjell asnjë detyrim për presidentin e Republikës”, u shpreh Meta, i cili më parë, për të njejtën vakancë emëroi Marsida Xhaferllarin në tejkalim të afatit 30 ditor që i përcakton atij Ligji për Gjykatën Kushtetuese.





EMISIONET