Arta Marku kërkesë KLP: Më vini në dispozicion pikëzimin e detajuar

Arta Marku kërkesë KLP: Më vini në dispozicion

Arta Marku, prokurorja e përgjithshme e përkohshme, e cila garon për një mandat të plotë në këtë post i ka kërkuar KLP që ti vihet në dispozicion pikëzimi i detajuar i secilit anëtar të këshillit, që e renditi atë të dytën në garën për kryeprokuror.

Përmes një kërkese dërguar KLP Marku thotë se pasi të njihet me sistemin e pikëzimit do të vlerësojë të drejtën e saj për ankimim të vendimit.

Afati për ankimim në gjykatën administrative të apelit përfundon të mërkurë, më pas KLP do ti dërgojë listën Kuvendit.

Në garën për prokuror garojnë Arta Maku, Olsion Çela dhe Fatjona Memçaj.

EMISIONET