Arsenal ka fituar me rezultatin 4-1 ndaj Wigan në ndeshjen e prapambetur të javës së 37-të në  Premier League, për shkak të finales së FA Kap, e luajtur ditën e Shtunë. Londinezët kanë dominuar takimin duke hedhur një hap të rëndësishëm drejt pjesmarrjes në Chempions Ligë. Topçinjtë kaluan shumë shpejt në avantazh me anë të sulmuesit gjerman, Podolski, i cili i dha avantazhin skuadrës së tij që në minutën e 10. Ndërsa në fundin e 45 minutave të para do të vinte goli i barazimit për skuadrën e Wigan e cila do ta mbyllte pjesën e parë në barazim. Me fillimin e fraksionit të dytë të lojës, djemtë e Venger ishin të papërmbajtshëm dhe arritën të gjejnë edhe tre herë të tjera rrugën e rrjetës. Në fillim është Uellkot ai që i jep skuadrës avantazhin, ndërsa golin e tretë për Topçinjtë e shënon përsëri Podolski i cili arrinë të kompletojë një dopiet personale në këtë takim. Golin e katërt dhe të fundit të këtij takimi e shënon Ramsej në minutën e 71 duke vulosur rezultatin përfundimtar 4-1. Pas kësaj fitoreje, 4-1, "Topçinjtë rimarrin vendin e katërt që të çon në Champions League, duke parakaluar Tottenham. Por për fituesit e FA Cup gjërat nuk janë po kaq të mira. Wigan është zyrtarisht në Championship sezonin e ardhshëm pasi ka vetëm 35 pikë kundrejt 39 të Sunderland kur është për tu luajtur edhe java e fundit. Pas tetë sezonesh në Premier League, Wigan Atletik preu biletën për në Championship. Kjo është diçka historike në futbollin britanik pasi vetëm ditën e shtunë Wigan arriti të fitojë FA Kap  duke mposhtur në finalen e "Wembley" Manchester Siti-n me rezultatin 0-1. Nuk kishte ndodhur kurrë më parë që fituesja e Kupës të zbriste po atë sezon një kategori më poshtë. Me pak fjalë, brenda tre ditësh skuadra e Wigan kaloi nga parajsa në ferr.

/Ora News.tv/