Arsenal dhe Napoli përplasin “brirët”, ja formacionet e mundshme

Arsenal dhe Napoli përplasin “brirët”, ja formacionet e

Europa League rikthehet ditën e sotme me një super përballje midis Arsenalit dhe Napolit. Kjo ndeshje është e vlefshme për fazën çerekfinale të kompeticionit të dytë më të rëndësishëm në Europë.

Trajnerët e skuadrave respektive do të duhet ta përgatisin sa më mirë këtë sfidë, e cila konsiderohet si finale e parakohshme.

Napoli pritet të rreshtohet me formacionin 4-4-2. Dilema më e madhe për Carlo Ancelottin është dyshja e sulmit. Lorenzo Insigne rikthehet nga dëmtimi që pësoi nga muaji i kaluar. 27 vjeçari shihet favorit ndaj Arkadiusz Milik për një bluzë titullari.

Mungesat e vetme për napoletanët janë Raul Albiol dhe Amadou Diarra.

Nga kampi i Arsenalit, trajneri Unay Emery e ka të gjithë skuadrën në dispozicion. Para disa ditësh me ekipin u bashkua dhe Granit Xhaka, i cili pritet ta nisë ndeshjen që nga minuta e parë.

Ndeshja do të zhvillohet në Emirates Stadium sot në orën 21:00.

Formacionet e mundshme

Arsenal: Leno; Mustafi, Koscielny, Monreal; Maitland-Niles, Ramsey, Xhaka, Kolasinac; Ozil; Aubameyang, Lacazette

Napoli: Meret; Hysaj, Maksimovic, Koulibaly, Mario Rui; Callejon, Allan, Fabian, Zielinski; Mertens, Insigne

EMISIONET