Arrestohet skifteri durrsak, akuzohet për vjedhjen e 25 banesave në Gjermani

Arrestohet skifteri durrsak, akuzohet për vjedhjen e 25 banesave në

Një 27 vjeçar është arrestuar në Durrës me letërporosi nga Gjermania pasi akuzohet se është bashkëautor në grabitjen e 25 banesave në rajonin Bochum, Gjermani.

Djali i identifikuar me inicialet A.L, 27 vjeç, lindur në Dibër dhe banues në  Durrës  dhe ishte dënuar më parë për veprën penale “Falsifikimi i letërnjoftimeve, i pasaportave apo i vizave”.

Ai ishte shpallur person në kërkim europian person nën hetim, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Vjedhja”,  kryer në kuadrin e “Grupit të strukturuar kriminal” parashikuar nga legjislacioni gjerman dhe nga nenet 287/1, 134/3 dhe 333/a të Kodit Penal Shqiptar.

Ndaj tij u regjistrua procedimi penal nr. 39/ viti 2019, në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda Tiranë.

Ky shtetas në bashkëpunim me persona të tjerë ka kryer rreth 25  vjedhje banesash në rajonin Bochum, Gjermani, ku kanë përvetësuar sasi të konsiderueshme parash, bizhuteri, orë të markave të shtrenjta, paisje elektronike  etj. Gjatë kontrollit të banesës së tij, iu sekuestruan disa dokumenta për transferta parash nga Gjermania në Shqipëri, orë të markave të shtrenjta, telefona celularë, bizhuteri  si dhe një automjet. 

Policia e shtetit informon se aktiviteti kriminal i këtij grupi shtrihet në periudhën kohore 2015-2018  në dhjetë rajone në Gjemani.

"Në bashkërendim me organet ligjzbatuese të rajonit të Bochumit, Gjermani,  Task Forca “Anti - Skifter”  dhe  Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda Tiranë, po vijon puna  për dokumentimin e plotë  ligjor të aktivitetit kriminal  të këtij grupi të strukturuar, ku deri tani  është provuar se  ka kryer  25 vjedhje banesash, por dyshohet se ka kryer edhe vjedhje të tjera në këtë rajon."

Operacioni- Operacioni u krye nga Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda Tiranë dhe Task Forca “Anti - Skifter” në bashkëpunim me Drejtorinë e Forcës së Posaçme Operacionale  si dhe Komisariatin e Policisë Durrës

EMISIONET