Arrestohet shqiptari me 70 kg marijuanë në bagazhin e makinës

Policia italiane e qytetit të Firences ka arrestuar në flagrancë një 38 vjeçar shqiptar me akuzën e trafikimit të marijuanës.Në automjetin e tij të tipit 'Renault Koleos'

janë sekuestruar rreth 70 kg marijuanë me vlerë përfitimi në treg prej 350 mijë euro.

Lënda narkotike ishte e konfeksionuar në 4 thasë.

Arrestimi i shqiptarit u bë i mundur falë sinjalizimeve të investigatorëve italianë që informuan se 38 vjeçari shqiptar një ditë më parë kishte udhëtuar drejt jugut të Italisë për të tërhequr një sasi të konsiderueshme droge.

Ndaj tij u lëshua urdhëri i arrestimit me burg dhe automjeti është vënë nën sekuestrimin e policisë italiane.

 

EMISIONET