Një nënë nga Pensilvania është arrestuar dhe është dënuar më 2 vite burgim pasi ka detyruar të bijën adoleshente të pijë ilaçe për t’i dhënë fund shtatzanisë së saj. Sipas mediave të huaja Ann Whalen 39 vjeçe nënë beqare, e cila punonte si infermiere ka blerë onlinë ilaçe aborti duke qënë se e bija nuk ishte e siguruar për të kryer abortin në spital por pasi vajza ka pirë medikamentet është njerë keq dhe është dërguar më urgjencë në spital. Whalen u shpall fajtore dhe mori dënimin me burg dhe 1 mijë dollarë gjobë pasi shteti i Pensilvanisë lejon abortin vetëm nga një mjek i çertifikuar. Para disa muajsh një person nga Florida u dënua më 13 vjet burgim pasi i dha të dashurës ilaçe për të abortuar pa djeninë e saj, madje mori dhe një gjobë prej 30 mijë dollarë.

/Ora News.tv/