Arrestohet në Tiranë malazezi i dyshuar për vrasje

Arrestohet në Tiranë malazezi i dyshuar për vrasje

Policia e Tiranës ka arrestuar një të ri nga Mali i Zi, i dyshuar për kryerjen e një vrasje.

Në pranga ka rënë shtetasi A.S, 22 vjeç, i cili kishte hyrë ilegalisht në Shqipëri.

"Policia e Tiranës gjatë një operacioni bazuar në informacionet e Policisë së Malit të Zi, ka bërë të mundur kapjen në Tiranë të një shtetasi malazez të dyshuar për vrasje.Falë bashkëpunimit të ngushtë me Policinë malazeze dhe shkëmbimit në kohë të informacionit, u bë i mundur identifikimi i vendodhjes si dhe kapja e tij" thotë policia.

Shtetasi A.S dyshohet se ka vrarë një shtetase ruse në Malin e Zi.

Nga ana e Policisë së Shtetit u bë deportimi për në Malin e Zi i shtetasit A.S., i cili është marrë në dorëzim nga shërbimet e Policisë malazeze.



EMISIONET