Arrestohet në Rumani bosi italian i kokainës Vito Bigione

Arrestohet në Rumani bosi italian i kokainës Vito Bigione

Autoritetet italiane informojnë se është arrestuar në Rumani bosi mafioz i kokainës Vito Bigione, një nga 30 kriminelët më të kërkuar italianë.  Ishe ndër bosët e parë që në vitet '90 krijoi lidhjet e aferës kriminale mes mafias italiane e kartelave kolumbiane të kokainës.

Në aferë me mafian siciliane Cosa Nostra, mafian kalabreze Ndrangheta e kartelat kolumbiane ai idrejtonte një trafik ndërkomëtar kokaine nga Amerika Latine në Europë.

Bosi siçilian Vito Bigione 66 vjeç është një nga të parët, i cili vendosi kontaktet e bashkëpunimit mes mafies italiane Cosa Nostra e Ndranghetas me kartelat kolumbinae të kokainës.

Ai është dënuar me 15 vite burg nga drejtësia italiane për aktivitet mafioz kriminal e trafik ndërkombëtar droge.

Vito Bigione  është dënuar për herë të parë për trafik droge më vitin 1995, por u arratis nga Italia në Afrikë, Namibi.

Në fillim të viteve 2000 akuzohet nga drejtësia italiane se prej vitit 1992 ka organizuar transportin e qindra kilogramë kokainë nga Brazili, Namibia e Kolumbia drejt Italisë.

Ngarkesat me drogë trafikoheshin për llogari të familjes mafioze siciliane Agate që kontrollonte Mazzara del Vallo e të familjes Marando në Pilati të Regio Calabria.

Aktiviteti investigativ i antimafias italiane bëri të mundur identifikimin e tij në territorin e Rumanisë duke e arrestuar, ndërsa po shkonte të bënte pazar.

EMISIONET