Arrestohet kosovari, sipërmarrës i kokainës në Itali

Arrestohet kosovari, sipërmarrës i kokainës në Itali

Operacioni i koduar "Coach", i policisë italiane ka çuar në arrestimin e kosovarit  Xhafer Berisha 42 vjeç me akuzën e trafikut ndërkombëtar të drogës të tipit kokainë.

Sipas hetuesve italianë kosovari Berisha konsiderohet kapo i një grupi trafikantësh kokaine me veprim në rajonin e Reggio Emilias.

Xhafer Berisha është pronar i një lokali në Reggio Emilia e kishte ngritur një sistem të vërtetë sipërmarrje kriminale që punësonte si korrierë sezonal droge të rinj kosovarë, të cilët mbërrin në Itali me një vizë turistike 3 mujore, fitonin para e më pas ktheheshin në Kosovë para skadimit të qëndrimi të tyre 3 mujor.

Bashkë me kosovarin Xhafer Berisha janë arrestuar dhe dy persona të tjerë Fethi Stambali 39 vjeç e marokeni  Redouane Nahi 37 vjeç.

Hetimet e këtij operacioni kanë zgjatur mbi 1 vit e janë vënë nën hetim dhe 7 persona të tjerë, anëtarë të bandës, disa prej të cilëve minorenë.

Pak kohë më parë si anëtarë të këtij grupi kriminal janë arrestuar dhe dy shqiptarët Arsid Subashi 30 vjeç e Dorian Cakri 29 vjeç.

EMISIONET