Arrestohet "kasapi" shqiptar i drogës në Itali, fitimet i ktheu në biznes makinash në Shqipëri

Arrestohet "kasapi" shqiptar i drogës në Itali, fitimet i

Një operacion i policisë italiane i koduar "Tender meat”, ka çuar në pranga një 33 vjeçar shqiptar me inicialet H.E i konsideruar si një nga furnizuesit e drogës në pjesën perëndimore të Ligurias.

Ai u arrestua sapo mbërriti në aeroportin e Xhenovas. Shqiptari ishte shpallur në kërkim me vendim të Gjykatës së Savonas.

Ai bashkë me dy shqiptarë të tjerë 28 dhe 25 vjeç, kishin hapur një dyqan mishi, por e përdornin atë për të shitur kokainë dhe hashash.

Bifteku "fiorentin", "brinjë" dhe "fileto" do të zëvendësonin peshën e barnave të ndryshme, 20, 10, 5 e kështu me radhë.

Termi "faturë" tregoi bilancin e borxhit të klientit. Prerja e pastër e kokainës që siguronin dy furnizuesit, sillnin rreth 50 mijë euro të ardhura në javë.

Ata akuzohen për trafik droge dhe pastrim parash. Sipas hetuesve, 33-vjeçari kishte riinvestuar paratë e fituara nga shitja e drogës në blerjen e makinave që më pas rishiteshin në Shqipëri.

Arrestimi i shqiptarëve mbyll operacionin e madh që në muajin shkurt çoi në arrestimin e 14 personave.

Gjatë hetimeve, karabinierët kanë dokumentuar 20 shitje droge dhe një total prej 200 transaksionesh.

Në tërësi, një kilogram kokainë dhe 16 kg hashash janë konfiskuar, si dhe 39,500 euro para cash.

EMISIONET