I gjithë rajoni i policisë prej 28 oficerësh, është arrestuar në qytetin perëndimor të Meksikës, Ocampo, pasi dyshohet se janë përfshirë në vrasjen e një kandidati për kryebashkiak vendor.

Të gjithë anëtarët e departamentit të policisë bashkiake të Ocampo janë marrë në paraburgim nga departamenti i punëve të brendshme të policisë, raportoi Reuters.

Mediat vendase thanë se dyshohet se ata ishin bashkëpunëtorë në vrasjen e Fernando Angeles Juarez, i cili po kandidonte për kryebashkiakun e Ocampo, një qytet i trazuar prej rreth 24,000 njerëzish.

Pasi Juarez u vra, autoritetet u përpoqën të kapnin Oscar Gonzalez Garcia, sekretari i sigurisë publike të Ocampo. Megjithatë, agjentët e sigurisë që u përpoqën të arrestojnë Garcian, u bllokuan nga 27 policë nën drejtimin e tij, njoftoi media lokale.

Të dielën e ardhshme, Meksika do të mbajë zgjedhjet presidenciale.

Fushata e këtij viti është një nga më të përgjakshmet në historinë e Meksikës, ku dhjetëra politikanë, kandidatë dhe aktivistë u vranë.

Në total, të paktën 113 politikanë janë vrarë në mes të shtatorit 2017 dhe majit 2018, sipas një studimi nga kompania e analizës së riskut Etellekt.

/Ora News.tv/