Arrestohet bosi i mafias kalabreze Ndrangheta

Antimafia italiane ka arrestuar sot bosin mafioz të mafias kalabreze Ndrangheta, Luigi Abbruzzese 29 vjeç.

Ai ishte renditur në listën e personave me të rrezikshëm e i shpallur në kërkim që prej vitit 2015.

Luigi Abbruzzese ishte kapò i klanit mafioz me të njejtin emër "Abbruzzese" . Ai është dënuar nga Gjykata e Apelit me 20 vite burg per trafik droge.

Në momentin e arrestimit, bosit mafioz i janë sekuestruar dy armë zjarri, municion, e dokumenta false.

EMISIONET