Dorëzohet autori i vrasjes së shqiptarit Grei Frashëri, flet e ëma e të ndjerit

Dorëzohet autori i vrasjes së shqiptarit Grei Frashëri, flet e

Autori i dytë i vrasjes së 23 vjeçarit me origjinë shqiptare, Grei Frashëri ka përfunduar në prangat e policisë në Bruklin të Shteteve të Bashkuara.

Eric Cruz, 46 vjeç, i cili e dinte se policia po e kërkonte, u dorëzua në polici i shoqëruar me avokatin.

Me profesion polic, ai vrau të riun shqiptar pas një mosmarrëveshjeje për çështjeje marihuane.

Cruz, i cili jeton në Bay Ridge, goditi Frashërit në qafë rreth orës 5:40 të mëngjesit të së premtes së 7 shtatorit, ndërsa një bashkëpunëtor i tij, e qëlloi disa herë me armë, por që plumbat nuk e kapën.

Një agjent i Shërbimit Sekret, i cili jeton aty pranë, nxitoi për ta ndihmuar Frashërin që të mbijetonte, por pa sukses.

Freshëri shkoi me familjen e tij në SHBA para 20 vjetësh kur ai ishte vetëm 3 vjeç. Pasi mbaroi shkollën e mesme, punonte në një kompani për instalimin e kamerave.

"Ai u përpoq të na ndihmonte. Ai ishte gjithmonë këtu. Ai më ndihmonte të bëja pazar, më ndihmonte për gjithçka. Ishte një djalë i mirë", thotë nëna e tij, e veshur me të zeza.

"Është shumë e vështirë," tha gruaja.

Hetuesit besojnë se konfrontimi fatal erdhi për shkak se i riu kishte nisur të tregonte marijuanë për një tregtar rival të autorit të krimit.

Cruz ka precedentë të mëparshëm penal, pasi në vitin 2008 është arrestuar për posedim droge, ndërsa me të njëjtën akuzë u arrestua në vitin 2006. Ai u arrestua për vjedhje në vitin 1998.


EMISIONET