Arrestohet 36-vjeçari nga Tepelena i dënuar me 10.6 vjet burg për trafik droge

Arrestohet 36-vjeçari nga Tepelena i dënuar me 10.6 vjet burg

Policia e Tiranës në bashkëpunim me atë të Gjirokastrës kanë vënë në pranga një 36-vjeçar të shpallur në kërkim të trafikim të lëndëve narkotike.

I arrestuari është Florian Zeka, lindur dhe banues në fshatin Krahes- Memaliaj. 

Gjykata për Krimet e Rënda Tiranë, e ka dënuar këtë shtetas me 10 vite e 6 muaj burg për veprën penale “Trafikim i narkotikëve” e kryer në bashkëpunim të mbetur në tentative parashikuar nga neni 283/a/2-22. i Kodit Penal. 

I arrestuari iu dorëzua shërbimeve të D.V.P. Gjirokaster për veprime të mëtejshme proceduriale.

 

EMISIONET