Arrestohet 34 vjeçari në Vlorë, plagosi me armë një person tre javë më parë

Arrestohet 34 vjeçari në Vlorë, plagosi me armë një

Policia e Vlorës ka vënë në pranga autorin e plagosjes me armë zjarri të 34-vjeçarit në lagjen ''Pavarësia'', ngjarje e ndodhur 3 javë më parë.

Në pranga ka përfunduar Nikollaq Çepaj (Taullaraj), 34 vjeç, banues në Vlorë.

Në momentin e ndalimit nga policia i sekuestrohet arma me të cilën dyshohet se ka kryer plagosjen si dhe një mjet tip BMW X5.

Ngjarja për të cilën akuzohet Çepaj ka ndodhur më datë 16.05.2018, në lagjen “Pavarësia”, brenda ambjenteve të një lokali ka plagosur më armë zjarri shtetasin Eraldo Lazaj, 34 vjeç.

Në cilësinë e provave materiale është  sekuestruar arma e zjarrit tip pistoletë me të cilën dyshohet se shtetasi ka kryer plagosjen dhe 1 automjet tip BMW X5 me targa AA838DS.

Materialet hetimore do t’i referohen Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë, për veprat penale “Plagosje e rëndë me dashje, kryer në bashkëpunim” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”, parashikuar nga nenet 88 e 25 dhe 278/1 të Kodit Penal.

EMISIONET