Arrestohen ukrainaset e "Femen", tentuan të vjedhin statujën e Jezu Krishtit

Arrestohen ukrainaset e "Femen", tentuan të vjedhin statujën

Me akuzën e ofendimit ndaj besimit fetar, tentativë grabitje, akte të turpshme në vende publike e rezistencë dhe lëndime ndaj forcave të rendit, policia italiane ka arrestuar dy shtetase ukrainase të moshës 25 e 22 vjeç.

Dy të arrestuarat, anëtare të grupit feminist Femen, gjatë ditës së Krishtlindjes tentuan të vjedhin statujën e Jezu Krishtit, në sheshin Shën Pietro në Vatikan.

Rreth orës 10 të paradites së datës 25 dhjetor shtetasja ukrainase A.A 25 vjeç, pasi ka kapërcyer pengesat e sigurisë në sheshin Shën Pietro, e zhveshur nudo në pjesën e sipërme të trupit ka grabitur nga kompleski në miniaturë i Shpellës së Betlehemit, statujën e Jezu Krishtit, duke ulëritur në gjuhën angleze "God is woman!" (Zoti është grua).

Ajo është ndaluar menjëherë nga rojet zvicerane vatikanase.

Së bashku me 25 vjeçaren, policia italiane e shtetit ka ndaluar dhe një tjetër shtetase ukrainase të moshës 22 vjeçe.

Autoritetet italiane kanë deklaruar se kanë nisur hetimet investigative për të zbardhur motivet e këtij gjesti si dhe bashkëpunëtorët e tjerë të këtij akti të turpshëm.

 

EMISIONET