Arrestohen shqiptarët me kokainë në divan, fqinjët i raportuan

Arrestohen shqiptarët me kokainë në divan, fqinjët i

Dy shqiptarë janë arrestuar nga policia italiane në rrugën Cortonese, të Perugias, nën akuzën e shitjes së narkotikëve. 

Shqiptarët e moshës 21 dhe 36 vjeçar u arrestua pas fqinjët i raportuan, pasi në banesën e tyre kishin hyrje-dalje të vazhdueshme nga klientët. 

Policia sekuestroi 56 gram kokainë dhe peshore precize në divan, së bashku me një mijë euro. 

Banorët e zonës raportuan pranë karabinierëve ardhjen e shumta të klientëve të tyre. 

Dy telefona celularë u sekuestruan, ndërsa u gjet edhe lista e konsumatorëve. Të dy shqiptarët janë dërguar në burgun Capanne.

EMISIONET