Arrestohen tre presona të dyshuar për terrorizëm

Arrestohen tre presona të dyshuar për terrorizëm

Tre persona janë arrestuar në Kosovë si të dyshuar për terrorizëm.

Sipas policisë, të dyshuarit janë arrestuar në një aksion policor në Prizren dhe Skenderaj 

Personat e arrestuar janë R. K., A. A., dhe L. M. 

Ata akuzohen se kanë kryer vepra penale kundër rendit kushtetues dhe sigurisë së Republikës së Kosovës, që ndërlidhen me terrorizëm.
Gjykata Themelore e Prishtinës kishte lëshuar urdhër kontrollesh

Ky operacion policor është zhvilluar në koordinim dhe bashkëpunim të ngushtë edhe me autoritetet gjermane, të cilat njëkohësisht kanë zbatuar urdhërarrestin ndërkombëtar të lëshuar nga Gjykata Themelore në Prishtinë, ndaj të dyshuarit B. B.

Policia gjithashtu ka sekuestruar një armë automatike AK 47, tre karikatorë të armës AK 47 me 40 fishekë, një pushkë ajrore, një revole colt, një palë dylbi, një veturë me targa të huaja,  si dhe disa pajisje elektronike dhe gjësende tjera, të cilat janë përdorur për kryerjen e veprës penale dhe të cilat do të analizohen në vijim.

Të dyshuarve u është shqiptuar masa e ndalimit policor prej 48 orëve.

EMISIONET