Arrestohen hajdutët e banesave të braktisura pas tërmetit në Durrës e Krujë

Arrestohen hajdutët e banesave të braktisura pas tërmetit në

Arrestohen në flagrancë 3 shtetas në Durrës dhe Krujë në tentativë për të kryer vjedhje në banesat e braktisura pas tërmetit.

Shtetasi me inicialet L. T., 42 vjeç, banues në Durrës, u arrestua pasi u kap duke vjedhur në një pallat ku ishin larguar banorët  në lagjen nr. 17, Durrës.

Në Krujë u vunë në pranga 2 të rinj dhe iu sekuestruan mjetet me të cilat ishin përgatitur për të kryer vjedhjet.

Te rinjtë ishin duke qarkulluar me një automjet përreth zonave të braktisura kur u ndaluan nga policia e Krujës.Pas kontrollit të automjetit, policia gjeti dhe sekuestroi mjete që shërbenin për hapjen e dyerve të banesave dhe të automjeteve, doreza e pajisje të tjera me të cilat të rinjtë do kryenin vjedhjet.

Të arrestuarit janë  E. R., 25 vjeç, drejtuesi i automjetit , banues në lagjen Dobrac, Shkodër, i dënuar më parë dhe i pasagjeri N. P , 23 vjeç,  banues në Shkodër.

Materialet në ngarkim të shtetasve të mësipërm do t’i kalojnë Prokurorisë, për veprat penale "Vjedhja" dhe “Sigurimi i mjeteve për vjedhje”, në bashkëpunim.

EMISIONET